Konfirmohet viktima e parë nga A H1N1 në Kosovë - Bota Sot
Konfirmohet viktima e parë nga A H1N1 në Kosovë

Kosova

Konfirmohet viktima e parë nga A H1N1 në Kosovë

Më: 14 nëntor 2009 Në ora: 16:04

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka konfirmuar se H.A.E. (1978) i lindur në fshatin Baincë të Drenasit, ka ndërruar jetë sot nga virusi A/H1N1, duke shënuar kështu rastin e parë me fatalitet në Kosovë, ndërsa u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të mos krijojnë panik, duke siguruar se në vendin tonë po zbatohen të gjitha masat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për menaxhimin e pandemisë së gripit të derrave. Derisa shtetet më të zhvilluara në botë si dhe disa shtete të rajonit kanë filluar vaksinimin e qytetarëve me vaksinat kundër gripit të ri A H1N1, qytetarët e Kosovës ende mbesin nën mëshirën e gripit dhe vaksinat e para pritet të vinë në muajin dhjetor. MSH ende nuk ka porositur asnje injeksion kundër gripit përveq atyre qe nga mesi i dhjetorit do të dhurohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.Derisa shtetet më të zhvilluara në botë si dhe disa shtete të rajonit kanë filluar vaksinimin e qytetarëve me vaksinat kundër gripit të ri A H1N1, qytetarët e Kosovës ende mbesin nën mëshirën e gripit dhe vaksinat e para pritet të vinë në muajin dhjetor.MSH ende nuk ka porositur asnje injeksion kundër gripit përveq atyre qe nga mesi i dhjetorit do të dhurohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat