Presidenti Sejdiu ngushëlloi ushtarakët e kontingjentit polak të KFOR-it

Kosova

Presidenti Sejdiu ngushëlloi ushtarakët e kontingjentit polak të KFOR-it

Më: 12 prill 2010 Në ora: 16:29

Me rastin e tragjedisë ajrore në të cilën humbi jetën Presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski, bashkëshortja e tij dhe shumë zyrtarë të tjerë të shtetit polak, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i vizitoi sot dhe u shprehu ngushëllime ushtarakëve të kontingjentit polak në kuadër të Brigadës Shumëkombëshe të Lindjes në kampin Bonstill afër Ferizajt si dhe u nënshkrua në librin e zisë.

Duke i falënderuar komandantët dhe ushtarët e kontingjentit polak të KFOR-it, Presidenti Sejdiu ritheksoi ndjenjën e solidaritetit të plotë të popullit dhe të institucioneve të Kosovës me popullin mik polak në këto ditë të vështira dhe shprehu bindjen e tij se populli polak, si gjithmonë, do të gjejë forcë për ta përballuar këtë tragjedi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat