Shtyhet sërish seanca kundër Albin Kurtit

Kosova

Shtyhet sërish seanca kundër Albin Kurtit

Më: 13 prill 2010 Në ora: 11:48

Sërish është shtyerë procesi gjyqësor kundër liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. Senca është shtyrë për datën 15 prill 2010, pasi as sot Albin Kurti nuk është paraqitur në sallën e Gjykatës në Prishtinë.

Seanca e sotme ishte e katërta me radhë në përpjekje për të nisur shqyrtimin e akuzave ndaj Kurtit, për “pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale, pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues”.

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” e ka cilësuar procesin gjyqësor kundër tij të motivuar politikisht.

Kurti kishte paralajmëruar se as sot nuk do të paraqitet në Gjykatë, ashtu edhe ndodhi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat