Kurti: Nuk do të ketë drejtësi në Kosovë, derisa të ekzistojë EULEX-i

Kosova

Kurti: Nuk do të ketë drejtësi në Kosovë, derisa të ekzistojë EULEX-i

Nga: Teuta Rexhepi Më: 13 prill 2010 Në ora: 18:14

Është e pamundshme që të ketë një proces të drejtë juridik pasi fuqitë ekzekutive të EULEX-it mbi gjyqësinë e pamundësojnë pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit, deklaroi Kurti.

Seria e shtyrjes së gjykimit ndaj liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”Albin Kurti vazhdon. Kështu seanca gjyqësor ndaj tij e caktuar nga EULEX-i, të zhvillohej të martën në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, është shtyrë për të enjten, përderisa paneli për gjykimin e tij është kompletuar, pas kthimit të gjyqtares shqiptare Fëllanza Kadiu, e cila në seancën e kaluar të 2 marsin nuk ishte paraqitur në trupin gjykues, për siç është thënë arsye shëndetësore. Albin Kurti, i akuzuar në lidhje me demonstratat e dhunshme të shkurtit të vitit 2007, gjatë të cilave dy protestues u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, as kësaj radhe nuk është paraqitur para trupit gjykues.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës, “Bota sot”)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat