Krasniqi u nënshkrua në Librin e zisë për presidentin e ndjerë polak, Kaczyski - Bota Sot
Krasniqi u nënshkrua në Librin e zisë për presidentin e ndjerë polak, Kaczyski

Kosova

Krasniqi u nënshkrua në Librin e zisë për presidentin e ndjerë polak, Kaczyski

Më: 14 prill 2010 Në ora: 15:19

“Me rastin e humbjes tragjike të Presidentit të Polonisë, Kaczynski dhe zyrtarëve të lartë të shtetit, shpreh dhimbjen e thellë të popullit që përfaqësoj, të institucionit dhe timin personal. Njëkohësisht shpreh miqësinë e sinqertë të popullit tim me popullin e Polonisë Demokratike. Nderim i përjetshëm për Presidentin e ndjerë Kaczyski”, shënoi kryeparlamentari Krasniqi në Librin e zisë, hapur në Ambasadën e Hungarisë në Prishtinë.

Në prononcimin e tij për media, me këtë rast, kryeparlamentari Krasniqi tha: “shpreha ngushëllimet më të sinqerta në emër të popullit të Kosovës, të institucionit ligjvënës dhe në emrin tim personal. Njëkohësisht shpreha bindjen se do të thellohet dhe do të vazhdojë miqësia mes popullit të Kosovës dhe popullit mik Polak. Kjo ishte një humbje e madhe për popullin Polak dhe demokracinë në përgjithësi”, theksoi kryeparlamentari Krasniqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...