Gjykimi i Kurtit shtyhet për nesër

Kosova

Gjykimi i Kurtit shtyhet për nesër

Më: 15 prill 2010 Në ora: 17:14

Gjykata e Qarkut në Prishtinë sot ka shtyrë gjykimin e Albin Kurtit deri nesër, më 16 prill, në orën 09:30. Siç thuhet në një njoftim të gjykatës, kjo për shkak se i pandehuri nuk ishte i pranishëm në gjykatë pasi Policia e Kosovës nuk ka mundur ta zbatojë urdhërarrestin e lëshuar dje nga gjykatësi kryesues. Po ashtu, avokati i caktuar sipas detyrës zyrtare, Avni Gjakova ka refuzuar të vazhdojë që t'i ndihmojë Albin Kurtit dhe është larguar nga gjykata, me çka e ka shkelur detyrën e tij zyrtare. Gjykatësi kryesues ka vendosur që për mbrojtjen e Albin Kurtit ta caktojë një avokat tjetër sipas detyrës zyrtare - Musa Dragushën. Kurti akuzohet për pjesëmarrje në turmë me çka ka kryer veprën penale; pjesëmarrje në një grup që i ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare dhe për thirrje për rezistencë. Këto tri vepra pretendohet se janë kryer gjatë demonstratave që u zhvilluan më 10 shkurt 2007 në Prishtinë. Prokuroria përfaqësohet nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale (PSRK), thuhet në këtë njoftim të EULEX-it.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat