Shtyhet për 19 prill, seanca gjyqësore për Kurtin

Kosova

Shtyhet për 19 prill, seanca gjyqësore për Kurtin

Më: 16 prill 2010 Në ora: 10:48

Seanca gjyqësore kundër Albin Kurtit, udhëheqës i lëvizjes "Vetëvendosje", është shtyrë sërish për datën 19 prill, për shkak të mungesës së Kurtit në seancë dhe avokatit të tij mbrojtës. Autoritetet kanë lëshuar fletë arrestin për ta sjellë Albin Kurtin në gjykatë, por deri tash, kjo nuk ka ndodhur. Seanca e sotme ishte e shtata me radhë në përpjekje për ta përballur Albin Kurtin me akuzat për "pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale, pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007- ës, në të cilat u vranë dy protestues".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat