Policia i vlerëson të qeta rivotimet e djeshme

Kosova

Policia i vlerëson të qeta rivotimet e djeshme

Më: 10 janar 2011 Në ora: 13:10

Policia e Kosovës vlerëson se procesi zgjedhor i 9 janarit nga aspekti i sigurisë ka kaluar i qetë, pavarësisht disa incidenteve të izoluara që janë raportuar e të cilat nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në njoftim thuhet se lidhur me procesin zgjedhor që është mbajtur të dielën, Policia e Kosovës paraprakisht kishte përgatitur planet operative policore për menaxhimin e situatës së sigurisë gjatë këtij procesi, duke angazhuar mbi 900 zyrtarë policorë në realizimin e këtij plani.

Realizimi i planit policor ka filluar në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, duke ofruar siguri në 62 qendra votimi dhe 185 vendvotime në komunat Skenderaj, Drenas e Deçan dhe në nga një vendvotim në Lipjan e Malishevë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat