Mustafa: Rivotimi ka dëshmuar abuzimet - Bota Sot
Mustafa: Rivotimi ka dëshmuar abuzimet

Kosova

Mustafa: Rivotimi ka dëshmuar abuzimet

Më: 11 janar 2011 Në ora: 15:49

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se rivotimi i 9 janarit ka qenë përpjekje për të sanuar atë që ka qenë e mundshme të sanohet nga zgjedhjet e 12 janarit.

Duke vlerësuar se ka pasur ndërhyrje në procesin zgjedhor, zoti Mustafa tha se rivotimi ka dëshmuar një diferencë prej “rreth 31 mijë votash midis 12 dhjetorit dhe votimeve të 9 janarit”.

“Prej tyre, 21 mijë i kanë takuar Partisë Demokratike të Kosovës, që është argumenti më i mirë për abuzimet që kanë ndodhur”, ka thënë zoti Mustafa, për të shtuar se s’ka asnjë arsye për këdo që të mburret me këto zgjedhje.

Këto komente, Mustafa i bëri gjatë homazheve te shtatorja e Enver Malokut, udhëheqës i Qendrës për Informim të Kosovës, në 12-vjetorin e vrasjes së tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...