Marti dëshmon para eurodeputetëve më 18 janar

Kosova

Marti dëshmon para eurodeputetëve më 18 janar

Më: 13 janar 2011 Në ora: 10:20

Raportuesi i Parlamentit Evropian në Këshillin e Evropës, Dik Marti do të dëshmojë më 18 janar (të martën) para anëtarëve të Komitetit për Politikë të Jashtme të PE-së në Strasburg, njoftojnë mediet serbe, duke u mbështetur në burime jozyrtare. Dëshmia e Martit rreth akuzave të tij për trafikim me organe njerëzore, ku e akuzon rëndë kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, sipas të gjitha gjasave do të jetë e fshehtë, shkruajnë mediet serbe. Sipas të cilave, raporti i Martit do të duhej të miratohet në mbledhjen e Asamblesë parlamentare më 25 janar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat