Tërmeti apokaliptik në Haiti

Bota e Yjeve

Tërmeti apokaliptik në Haiti

Nga: BEQIR SINA, New York Më: 16 janar 2010 Në ora: 18:27

Intervistë ekskluzive nga gazeta kombëtare “Bota Sot”, me nënsekretarin e përgjithshëm për komunikim dhe Informacionet Publike pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, z. Kiyo Akasaka.

Më 12 janar 2010, bota mësoi se një tërmet i fuqishëm, me intensitet prej shtatë ballëve sipas Shkallës së Rihterit, e goditi ishullin e Karaibeve - Haiti. Pas këtij tërmeti katastrofal media botërore, tha se nën kanosje për një cunam janë edhe shtetet e tjera Karibiane, si Kuba, Republika Dominikane dhe Bahamet, kështu të paktën kumtoi Qendra e Oqeanit të Qetë për ndjekjen e cunameve dhe tërmeteve.

Sipas kësaj qendre, thuhet se "Ekziston rreziku nga paraqitja e valëve lokale të cilat mund të godasin deri në qindra kilometra nga epiqendra e tërmetit", thuhet në kumtesë. Epiqendra sipas kumtesës së parë është regjistruar në det, por më vonë është precizuar se është në thellësi të tokës deri në 10 km larg nga kryeqyteti i Haitit, Port - ou - Prens.

Korrespodenti I përhershëm në Nju Jork I gazetës kombëtare ,” Bota Sot”, bisedoi me n ën/sekretarit të Përgjithshëm për Komunikim dhe Informacionet Publike pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, z. Kiyo Akasaka.

Bota Sot: Zoti Akasaka , Haiti , çfarë mësojmë sot përmes kësaj katastrofe?

Mr Akasaka: Haiti është një vend që me decenie ka vuajtur shumë. Ajo(Haiti) ka qenë viktimë natyrës, politikës e çështjeve sociale, e uraganeve dhe trazirat sociale dhe tani së fundi fatkeqësisht është lënduar nga ky tërmet me të vërtet shkatërrues. Por, mos harro se Haiti ka shumë miq në plot kuptimin e fjalës, jo vetëm rreth e përqark saj, por edhe rreth e përqark botës. Dhe sot siç po e shikoni edhe e gjithë bota po vjen Haitit në ndihmë masive. Kemi të bëjmë me një masivitet e sasi të konsiderueshme të ndihmës humanitare që derdhet në këtë shtet të Karaibeve. Kemi besim se shumë shpejtë me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, Haiti do ta marrë veten përfundimisht, dhe njerëzit e saj do t'i kthehen jetës normale, pasi ata janë elastikë dhe shumë besnikë ndaj vendit të tyre. Ata me ndihmën e pakursyer të komunitetit ndërkombëtar, do të rindërtojnë Haitin dhe vendi do të rritet përsëri.

Bota Sot: Çfarë lloji ndihmese konkretisht mund të pritet prej OKB-së ?

Mr Akasaka: OKB-së ka qenë në Haiti, për shumë vite, duke ndihmuar njerëzit në çdo mënyrë të mundshme dhe të njëjtën gjë por tash edhe me një përkushtim më të madh ne do të vazhdojmë të bëjmë çfarë mund të bëjmë. OKB-së është duke u koordinuar me shumë operacione ndërkombëtare, kompleks të ndihmës humanitare, duke siguruar ushqim dhe ujë të pijshëm, medikamente mjekësore, asistencë mjekësore, strehim të përkohshëm, si dhe kujdes mjekësor të veçantë për të lënduarit. Përfundimisht, rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Haitit. Paqeruajtësit e OKB-së dhe policisë ndërkombëtare po e ndihmojnë Haitin në këtë situatë për të garantuar sigurinë dhe ruajtjen e qetësisë në rrugët dhe mjediset ku po mblidhen të pastrehët.

Vetë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, ka lëshuar një ndihmë fillestare me 10 milionë dollarë nga Fondi Emergjent, për ndihmën humanitare e të menjëhershme. Banka Botërore ka angazhuar 100 milionë dollarë. Dhe shumë më tepër është e pritshme në të holla edhe një ndihmë tjetër për fazën B nga një lloj tjetër ndihmash në këto raste marrë nga sistemi i OKB-së, në tërësi.

Bota Sot: Çfarë lloj i dëmit dhe lloj humbje ka përjetuar vetë OKB-së, në tërmetin e fundit në Haiti?

Mr Akasaka: Fatkeqësisht lokalet e OKB-së, në Porto Prince janë të shkatërruara fare dhe shumë anëtarë të stafit Kombeve të Bashkuara të cilët punonin në kuadër të OKB-së, atje prej vitesh rezultojnë të vdekur dhe të zhdukur. Në këto momente, megjithëse kemi dërguar ekipe verifikimi, është jashtëzakonisht e vështirë në këto kushte dhe në këtë situatë, për të marrë shifra të sakta. Por, deri tash dimë që të paktën 37 anëtarë të stafit të OKB-së, janë gjetur të vdekur dhe deri në 100 konsiderohen të zhdukur.

Bota Sot: Kush do të jetë përgjegjës për ndihmën ndërkombëtare në Haiti?

Mr Akasaka: OKB-ja do të punojë së bashku me komunitetin ndërkombëtar për të koordinuar aksionin dhe për të marrë një përgjegjësi dërrmuese në këtë tragjedi.

Bota Sot: A do jetë përsëri OKB-ja në Haiti ashtu si edhe ka qenë më parë se të ndodhte ky tërmet katastrofal, pra të vazhdojnë përsëri punën pas veprimeve fillestare?

Mr Akasaka: Sigurisht! që po, OKB-ja, është dhe do të jetë në Haiti për një afat të gjatë, për të ndihmuar popullin haitian dhe qeverinë e saj në rindërtimin e vendit.

OKB-ka marrë 268,5 milionë dollarë nga premtimet për ndihma nga qeveritë dhe ndërmarrjet destinuar për Haitin pas tërmetit shkatërrues që goditi të martën vendin, theksoi OKB.

Premtimet u bënë para thirrjes për fonde urgjente që OKB-ja do të bënte sot'', theksoi zëdhënësja e Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së, Elisabeth Byrs.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat