Policia e Tiranës: Arrestuam 113 të implikuar në dhunën ndaj policëve

Speciale

Policia e Tiranës: Arrestuam 113 të implikuar në dhunën ndaj policëve

Më: 22 janar 2011 Në ora: 12:41

Hetuesit e policisë dhe prokurorisë arrestojnë 113 persona si të implikuar në dhunën e ushtruar ndaj forcave të rendit gjatë sulmit për të hyrë në Kryeministri.

Gjatë sulmeve vandale u plagosën rëndë 46 punonjës policie dhe shumë të tjerë u dëmtuan më lehtë.

Zëdhënësja e Policisë së Tiranës deklaroi se kanë nisur hetimet për zbardhjen e vrasjeve të tre personave gjatë protestës.

Në vijim të deklaratës së saj, ajo tha se “pas grumbullimit para ndërtesës të Këshillit të Ministrave, grupe demonstruesish në prani dhe me nxitjen e drejtuesve dhe organizatorëve të demonstratës goditën me gurë e sende të tjera të forta punonjës të policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për të garantuar sigurinë publike”.

Sipas saj, grupe demonstruesish tentuan të hyjnë me dhunë në ambientet e Këshillit të Ministrave, duke përdorur bomba molotov, mjete të tjera zjarrvënëse e gurë.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, Punonjësit e Policisë, kanë ruajtur gjakftohtësinë, dhe kanë vepruar me profesionalizëm në zbatim të ligjit duke iu shmangur çdo provokimi të bërë”, shtoi zëdhënësja e Policisë së Tiranës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat