Thaçi: Jemi aleatë të përjetshëm të Amerikës

Lajme

Thaçi: Jemi aleatë të përjetshëm të Amerikës

Nga: Bota sot Më: 11 shtator 2009 Në ora: 12:45

Sot, më 11 shtator, u bënë tetë vjet nga sulmet terroriste të cilat morën jetën mijëra njerëzve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me këtë rast, më lejoni, i nderuar President Obama, që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndërsa kujtojmë humbjen e pafajshme të jetës dhe guximin e pashoq të shërbimeve të reagimit emergjent.

Familjeve dhe të afërmve të viktimave ju dëshirojmë forcë për të përballuar dhimbjen. Qytetarët e Kosovës ndajnë pikëllimin me ta. Duke ruajtur kujtimin e përjetshëm për të gjithë të rënët në këtë tragjedi, në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju siguroj se ne do të jemi gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara si mik dhe aleat i përjetshëm.

I nderuari President Obama, duke ju shprehur konsideratat më të larta dhe dëshirat më të sinqerta për forcimin edhe më shumë të lidhjeve miqësore midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës, ju siguroj se qytetarët dhe institucionet e Kosovës do ta kujtojnë gjithnjë ndihmën e madhe dhe vendimtare që Shtetet e Bashkuara dhanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, thuhet në fund të mesazhit të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dërguar presidentit të SHBA-ve Barak Obama.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat