Koshtunica: Protokolli-poshtërim për Serbinë

Lajme

Koshtunica: Protokolli-poshtërim për Serbinë

Më: 12 shtator 2009 Në ora: 16:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë Vojisllav Koshtunica ka deklaruar se me nënshkrimin e marrëveshjes me EULEX-in, përfaqësuesit e qeverisë e kanë poshtëruar vendin.

“EULEX në dokumentet e tij zyrtare e pranon Kosovën si shtet të pavarur, i cili i ka kufijtë e vet. Prandaj, me nënshkrimin, qeveria aktuale e ka poshtëruar Serbinë dhe i ka kthyer shpinën popullit tonë në Kosovë”, ka thënë Koshtunica për mediat serbe.

Ai ka theksuar se më këtë protokoll, Serbia bëhet i vetmi shtet në Evropë, që me vullnet nënshkruan vendosjen e kufijve, që ndajnë territorin e saj.

Edhe Partia Radikale Serbe ka akuzuar qeverinë për "tradhti të madhe".

Kjo parti ka vlerësuar se duke i kënaqur SHBA-të me nënshkrimin e protokollit me EULEX-in, qeveria ka konfirmuar se ka hequr dorë nga Kosova dhe ka pranuar pavarësinë e saj. / rel

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat