Thaçi telegram urimi, kancelares gjermane, Angela Merkel

Lajme

Thaçi telegram urimi, kancelares gjermane, Angela Merkel

Më: 9 nëntor 2009 Në ora: 16:35

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram urimi, kancelares gjermane, Angela Merkel, me rastin e përvjetorit të njëzetë të rënies së Murit të Berlinit.

Në telegram thuhet:

E nderuara kancelare Merkel,

Kam nderin dhe privilegjin që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t'ju shpreh urimet më të sinqerta me rastin e shënimit të përvjetorit të njëzetë të rënies së Murit të Berlinit.

Ngjarja e madhe dhe historike e rënies së Murit të Berlinit shënon rënien e komunizmit dhe përfundimin e epokës së Luftës së Ftohtë e të konfrontimeve.

Me shembjen e Murit të Berlinit, përfundimisht filloi Epoka e hapjes së shpresave për liri dhe demokraci për të gjithë popujt, edhe për popullin e Kosovës. Eshtë kjo epoka e thellimit të bashkëpunimit mes popujve, në funksion të paqes dhe zhvillimit të gjithmbarshëm.

Fryma e avancimit të vlerave të lirisë, demokracisë dhe prosperitetit, me të cilën identifikohet periudha e pas rënies së Murit të Berlinit, ka qenë, është dhe do të mbetet përkushtimi kryesor i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe i të gjitha institucioneve tona.

Hashim Thaçi,

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat