OKB: Asambleja e Përgjithshme debaton për Kosovën

Lajme

OKB: Asambleja e Përgjithshme debaton për Kosovën

Më: 9 shtator 2010 Në ora: 07:47

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sonte e fillon shqyrtimin për propozim rezolutën e Serbisë për Kosovën, të cilën Beogradi e ka paraqitur mbrëmë, pas konsultimeve dhe harmonizimit me Bashkimin Evropian. Për propozim teksin e ri, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, tha se tash është tekst i 28 vendeve, që do të thotë i 27 shteteve të BE-së dhe i Serbisë.

Në propozim tekstin e ri përshëndetet gatishmëria e BE-së për lehtësimin e “dialogut ndërmjet palëve” dhe konstatohet se procesi i dialogut, vetëvetiu, do të ishte faktor i paqes, i sigurisë dhe i stabilitetit në rajon.

Në Asamblenë e Përgjithshme, më së shpeshti, miratohen rezolutat me shumicën e thjeshtë, por për aprovimin e rezolutave për “çështjet e rëndësishme”, duhet të votohet nga dy të tretat e vendeve anëtare të OKB-së.

Këto rezoluta nuk janë obliguese për vendet anëtare, por vlerësohet se kanë peshë të madhe politike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat