Madrid: Spanja e përshëndeti marrëveshjen Serbi-BE - Bota Sot
Madrid: Spanja e përshëndeti marrëveshjen Serbi-BE

Lajme

Madrid: Spanja e përshëndeti marrëveshjen Serbi-BE

Më: 9 shtator 2010 Në ora: 16:23

Qeveria e Spanjës e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur ndërmjet Serbisë e Bashkimit Evropian, për propozim rezolutën e Serbisë për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Spanja dëshiron të shpreh kënaqësinë e saj të thellë” për marrëveshjen Serbi-BE, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme të këtij vendi.

Mëtutje, theksohet se propozim teksti i ri, “fton për dialog ndërmjet Beogradit e Prishtinës, në harmoni me qëndrimin tonë kryesor se zgjidhja e pranueshme në mënyrë reciproke, mund të gjindet nëpërmjet negociatave”.

Spanja është në mesin e pesë vendeve anëtare të BE-së, që nuk e ka njohur Kosovën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...