Rusia mbështeti rezolutën sepse qe e pranueshme nga Beogradi - Bota Sot
Rusia mbështeti rezolutën sepse qe e pranueshme nga Beogradi

Lajme

Rusia mbështeti rezolutën sepse qe e pranueshme nga Beogradi

Më: 10 shtator 2010 Në ora: 14:35

Rusia e mbështeti rezolutën për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për shkak se dokumenti ishte i pranueshëm nga Beogradi, njoftoi ministria e jashtme në Moskë.

"Duke mbështetur rezolutën, Federata e Rusisë u nis nga ajo se përmbajtja e dokumentit që e propozuan Serbia dhe BE-ja, ishte e pranueshme për Beogradin", thuhet në komunikatë.

"Angazhohemi për ripërtrirjen e dialogut të palëve të interesuara, me qëllim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës", thuhet më tej në komunikatë, duke nënvizuar se baza ligjore për zgjidhje të qëndrueshme mbetet rezoluta 1244.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...