Rezoluta krijon bazamentin për dialog - Bota Sot
Rezoluta krijon bazamentin për dialog

Lajme

Rezoluta krijon bazamentin për dialog

Më: 10 shtator 2010 Në ora: 18:37

Ata thonë se rezoluta ka legjitimuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës dhe se bisedimet me palën serbe duhet të zhvillohen në këtë linjë.

Dialogu Prishtinë-Beograd besohet se do të fillojë gjatë vjeshtës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, megjithëse ende nuk është e qartë se çfarë do të ketë në agjendë.

Prishtina i sheh bisedimet me Beogradin si të pashmangshme dhe beson se ato do të jenë të karakterit ndërshtetëror.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha të premten se koha dhe agjenda e bisedimeve do të përcaktohen në bashkërendim me bashkësinë ndërkombëtare.

“Mendoj se në këtë drejtim do të jemi të qartë, ndërsa koha e bisedimeve dhe çështjet e tjera janë çështje që do t’i diskutojmë dhe brenda institucioneve të Kosovës, por në veçanti me partnerët tanë, me SHBA-të dhe me BE-në”, tha zoti Kuçi.

Eduard Kukan, shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore që po qëndron në Prishtinë, ka shprehur angazhimin e Brukselit për krijimin e kushteve që pala serbe dhe ajo kosovare të mund të fillojnë dialogun.

“Rëndësia e rezolutës është se tani të dy partnerët kanë bazën, kanë mundësinë, që të angazhohen në bisedimet, të cilat në plan afatgjatë krijojnë situatë normale në këtë rajon”, tha zoti Kukan.

Megjithëse nuk ka përmendur çështjet për të cilat palët mund të bisedojnë, zyrtari i Parlamentit Evropian ka thënë se nga dialogu duhet të përfitojnë të dyja shtetet me çka, sipas tij, do të ndihmohej edhe stabiliteti në Ballkan. (bbc)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...