Eshton: Ndërmjetës BE-ja e jo OKB-ja

Lajme

Eshton: Ndërmjetës BE-ja e jo OKB-ja

Më: 11 shtator 2010 Në ora: 18:14

Shefja e diplomacisë evropiane, Ketrin Eshton, ka thënë se Kombet e Bashkuara nuk mund të jenë ndërmjetës në bisedimet e paralajmëruara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ajo këto komente i bëri në Bruksel, në lidhje me ofertën e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Mun për ndërmjetësimin e dialogut për çështje teknike nga ana e kësaj organizate

"Bashkimi Evropian është ai që duhet të ofrojë "shërbime të mira" për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe 27 vendet anëtare të BE-së ofrojnë që kjo të bëhet në Bruksel, ndërsa ndërmjetës në këtë nuk duhet të jenë Kombet e Bashkuara", ka thënë Eshton pas përfundimit të mbledhjes dyditore të shefave të diplomacive evropiane. Eshton ka përkujtuar se në Asamblenë e Përgjithshme të KB-ve është miratuar rezoluta e "qartë", sipas të cilës dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të fillojë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ajo ka theksuar se u takon palëve direkte në këto bisedime, Prishtinës dhe Beogradit, që të vendosin se ku, kur dhe si do të fillojë dialogu. "Unë kam bërë me dije se do të ishim shumë të kënaqur që të ofrojmë shërbimet tona të mira dhe të jemi nikoqir i dialogut këtu në Bruksel, por janë palët ato që duhet të vendosin", ka thënë Eshton, duke shtuar se kjo nuk është çështje e ndonjë publiciteti të madh, por që palët të vijnë dhe të nisin bisedimet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat