Tadiq: Serbia nuk ka hequr dorë nga Kosova

Lajme

Tadiq: Serbia nuk ka hequr dorë nga Kosova

Më: 12 shtator 2010 Në ora: 10:19

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se nuk është e vërtetë se Serbia ka hequr dorë nga Kosova, pas miratimit të rezolutës në Kuvendin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Ai ka pohuar se çështja e Kosovës është shumë e vështirë dhe se Serbia është në situatë të vështirë, por ka porositur se Beogradi do të gjejë rrugëdalje nga kjo situatë dhe se nuk ka vend për triumfalizëm dhe as defetizëm.

Tadiq ka thënë se marrëveshja e Serbisë me BE-në për rezolutën e Kosovës, hapë mundësi të dialogut dhe ruan të drejtën e Serbisë që me mjetet paqësore dhe diplomatike të mbrojë integritetin dhe interesat legjitime në Kosovë.

Tadiq ka përsëritur se Serbia kurrë nuk do të njohë pavarësinë Kosovës dhe ka shtuar se kjo çështje mund të zgjidhet me dialog dhe bisedime paqësore, që do të sillnin një zgjidhje të pranueshme për të dy palët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat