Takohet delegacioni shqiptar në prag të mbledhjes së KE - Bota Sot
Takohet delegacioni shqiptar në prag të mbledhjes së KE

Lajme

Takohet delegacioni shqiptar në prag të mbledhjes së KE

Më: 11 janar 2011 Në ora: 12:01

Në prag të mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku pritet të votohet projektrezoluta e hartuar mbi raportin e deputetit Dik Marti, politika shqiptare po vihet në lëvizje.

Anëtarët e delegacionit shqiptar do të takohen sot për të diskutuar qëndrimin e përbashkët që do të mbajnë deputetët shqiptarë. Ky bashkërendim bëhet akoma më i domosdoshëm po të kihet parasysh se projektrezoluta që bazohet mbi raportin e Dik Martit është miratuar nga Komisioni i çështjeve ligjore dhe të drejtave të njeriut të Asamblesë me unanimitet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...