SHBA : Raporti i Martit duhet t'i lehet drejtësisë - Bota Sot
SHBA : Raporti i Martit duhet t'i lehet drejtësisë

Lajme

SHBA : Raporti i Martit duhet t'i lehet drejtësisë

Më: 14 janar 2011 Në ora: 11:31

Zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit Tomas Kantrimen gjatë takimit me zv. kryeministrin dhe ministrin serb të policisë Ivica Daçiq ka deklaruar se SHBA e kupton “seriozisht” raportin e të dërguarit të posaçëm të Këshillit të Evropës Dik Marti.

Zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit Tomas Kantrimen gjatë takimit me zv. kryeministrin dhe ministrin serb të policisë Ivica Daçiq ka deklaruar se SHBA e kupton “seriozisht” raportin e të dërguarit të posaçëm të Këshillit të Evropës Dik Marti, por konsideron se kjo është çështje e zbatimit të ligjit dhe e sundimit të drejtësisë, është njoftuar pas takimit. Ministri Daçiq citohet të ketë thënë se është pajtuar se kjo nuk është çështje politike, por çështje e sundimit të drejtësisë dhe ka shtuar se qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë është se çështja e negociatave të ardhshme në relacionin Beograd-Prishtinë duhet të veçohet nga raporti i Martit. Ndërkaq, për televizionin “1 srpska” të Beogradit, zv.ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, ka thënë se “qëndrimi i presidentit të Serbisë Boris Tadiq është real, nëse Thaçi është zgjedhur e nuk është akuzuar, derisa të mos ketë prova të fuqishme dhe se ai si kryetar i Qeverisë është partner i vërtetë për Serbinë, në ato negociata “.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...