Berisha i kërkon Prokurorisë të hetojë vrasjet gjatë demonstratës

Shqipëria

Berisha i kërkon Prokurorisë të hetojë vrasjet gjatë demonstratës

Më: 23 janar 2011 Në ora: 20:01

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi sot, se i ka kërkuar Prokurorisë së Shtetit të bëjë hetim të plotë për të përcaktuar rrethanat e vrasjes së viktimave të demonstratës së 21 janarit, ndërsa lajmëroi se do krijohet komisioni hetimor parlamentar për ngjarjen.

Në mbledhjen e qeverisë e konsideroi të papranueshëm, anësimin total të Prokurores së Përgjithshme për qëllime që do të qartësohen, në ngjarjen më tronditëse për shqiptarët që u zhvillua si grusht shteti, u orkestrua dhe drejtua nga lideri i opozitës.

"Prokurorja e Përgjithshme, e cila është votuar edhe me votën e maxhorancës, ka adaptuar dy standarde në qëndrimin e saj ndaj maxhorancës dhe opozitës", tha Berisha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat