Topi takoi Shefin e OSBE-së në Shqipëri

Shqipëria

Topi takoi Shefin e OSBE-së në Shqipëri

Më: 11 shkurt 2010 Në ora: 14:01

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Shefin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Robert Bosh, në kuadër të konsultimeve që Kreu i shtetit po zhvillon në prag të tryezës politike së të shtunës.Kreu i shtetit shqiptar pasi e falenderoi Ambasadorin Bosh për deklaratën e djeshme mbështetëse ndaj rolit dhe tryezës politike të thirrur nga Presidenti, vlerësoi si shumë të frutshëm e të vlefshëm rolin dhe asistencën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri për konsolidimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit të së drejtës, si dhe respektimin e të drejtave të njeriut.Në këtë takim u diskutua për tryezën e ardhshme politike mes pozitës dhe opozitës, të cilën Presidenti Topi vendosi ta thërrasë ditën e shtunë, më 13 shkurt 2010. Nga ana e tij Ambasadori Bosh shprehu edhe njëherë vlerësimin për rolin e Presidentit Topi duke e siguruar njëkohësisht atë për të gjithë gatishmërinë e OSBE-së për të ofruar përvojën dhe asistencën e saj në rifunksionimin e suksesshëm të demokracisë parlamentare shqiptare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat