Tiranë: Edhe në Aeroportin e Rinasit, anulohen disa fluturime

Shqipëria

Tiranë: Edhe në Aeroportin e Rinasit, anulohen disa fluturime

Më: 16 prill 2010 Në ora: 18:06

Në Rinas janë ndërprere fluturimet direkte në drejtim te Londres dhe Budapestit për shkak te hirit vullkanik që ka bllokuar shumë fluturime në Europë.

Autoritetet e aeroportit “Nënë Tereza” i kane bërë thirrje udhëtarëve të informohen përpara lidhur me destinacionet e tyre finale edhe pse fluturimet për në aeroportet tranzit kryhen normalisht.

Drejtori i operacioneve në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, Rolf Castro –Vasquez shprehet se pezullimi dhe bllokimi i hapësires ajrore në disa vende mund të zgjasë disa dite dhe mund të ketë pezullime të fluturimeve ne disa vende te Europes.Zyrtaret e aeroportit të Rinas, kërkojne që pasagjerët të informohen për flurimet cdo dite, për të shmangur problemet dhe vonesat.

Kaosi ajror ka bllokuar edhe kryeministrin Berisha, që në mungese të fluturimeve nga Brukseli ka nisur nje 'odise' të gjate me tren në Gjermani për të kapur më pas fluturimin në Vjene dhe kthimin ne Tirane në mesnatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat