Tiranë: Anulohen 30 destinacione në Rinas

Shqipëria

Tiranë: Anulohen 30 destinacione në Rinas

Më: 18 prill 2010 Në ora: 15:47

Kaosi i shkaktuar në trafikun ajror të Evropës për shkak të hirit vullkanik të Islandes, ka shtuar edhe më shumë probleme në Shqipëri. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar sot në mengjes se janë anuluar rreth 30 fluturime. Autoritetet e Aeroportit kanë njoftuar se janë anuluar fluturimet direkte për në Londër, Budapest, Vjenë, Mynih, Shtutgard, Bolonjë, Milano, Trevizo, Verona, Frankurt, Ljubljanë, Rimini, Xhenova, Torino, Athine dhe Prishtinë, për shkak të hirit në zonën e Islandës si rrjedhojë e vullkanit që shpërtheu ditën e mërkurë. Ata që udhëtojnë drejt këtyre vendeve, si edhe në rastet kur kalojnë tranzit përmes tyre, do të jenë të detyruar të presin njoftime të tjera. Fluturimet janë anuluar deri në një njoftim të dytë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat