Mblidhet delegacioni i parlamentit shqiptar në KE - Bota Sot
Mblidhet delegacioni i parlamentit shqiptar në KE

Shqipëria

Mblidhet delegacioni i parlamentit shqiptar në KE

Më: 11 janar 2011 Në ora: 16:49

Delegacioni i parlamentit shqiptar në Këshillin e Evropës (KE) u mblodh të martën për të diskutuar qëndrimet që do të mbajë në Asamblenë e radhës së Këshillit të Evropës më 24 janar, për kundërshtimin e akuzave në raportin e Dik Martit për trafikim organesh nga drejtues të lartë të shtetit të Kosovës.

Në takim përfaqësuesit e maxhorancës dhe opozitës shprehën qëndrimin e tyre kundër raportit të komisionerit Marti, i cili sipas deputetëve, është i pabazë dhe ka për qëllim të dëmtojë imazhin e Kosovës dhe Shqipërisë. Në një prononcim të shkurtër për mediet, anëtari i delegacionit në KiE, deputeti i PS-së, Arben Ahmetaj, tha se ky ishte një takim pune për të rakorduar qëndrimet e dy forcave politike në një të vetme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...