Rama: Të bashkuar në protesta

Shqipëria

Rama: Të bashkuar në protesta

Më: 17 janar 2011 Në ora: 14:35

Kryetari i PS-së Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që më 21 janar të bashkohen në protestën kundër qeverisë dhe të kërkojnë rivendosjen e demokracisë në vend.

“Ne jemi thjesht pjesë e demonstratës popullore. Kërkojmë rivënien e demokracisë së marrë peng. Ndryshimet në qeveri janë një thellim në rrugën e gabuar të provokimit të popullit. Kryeministri koalicionin vazhdon ta quajë të sukseshshëm, sepse koka e korrupsionit nuk është Meta, por vetë kryeministri”, tha Rama.

“Saliu duhet të dorëzojë bllokun e neveritshëm të një Shqipërie të marrë peng. Demonstrata popullore e 21 janari nuk është protesta e radhës e PS-së apo opozitës politike. Kjo nuk është një demonstratë popullore për pushtet, por një demonstratë popullore për të pasur shtet”, theksoi kreu i PS-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat