Imami: Qeveria e ligjshme s'rrëzohet me demonstrata

Shqipëria

Imami: Qeveria e ligjshme s'rrëzohet me demonstrata

Më: 20 janar 2011 Në ora: 12:34

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, paralajmëron se “Kush bën thirrje për mospërmbajtje do të mbajë përgjegjësi jo vetëm politike”. Në një konferencë për shtyp nga ambientet e ministrisë së Mbrojtjes, ku Imami prezantoi prioritetet për 2011, ka reaguar dhe ndaj demonstrastës të organizuar nga Opozita e Bashkuar e planifikuar të zhvillohet nesër nën moton “Sali dorëzo bllokun”.

“Qeveria është e ligjshme. Demonstratat nuk e rrëzojnë“- citohet të jetë shprehur ministri Imami për gazetarët. Ai paralajmëroi se "Kush bën thirrje për mospërmbajtje do të mbajë përgjegjësi jo vetëm politike”.

Partia Socialiste dhe aleatët e PS-së i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve për tu bashkuar në protestën e nesërme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në emër të opozitës së Bashkuar, Spartak Ngjela deklaroi sot se nesër do kërkohet tërheqja e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Nga ana e maxhorancës, kyeministri deklaron se Rama nuk do mund ta marre pushtetin me protesta, ndërsa LSI akuzon se Rama po kërkon të marrë pushtetin me dhunë.

Një ditë më parë Partia Socialiste i dorëzoi policisë së Tiranës kërkesën për leje të këtij tubimi. PS i kërkon uniformave blu të garantojnë mbarëvajtjen dhe ecurinë normale të kësaj demonsatrate(bw)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat