Partia Socialiste reagoi pak minuta më parë duke pohuar se policia e shtetit ka shkaktuar një incident sot në ditën e përcaktuar për zhvillimin e demonstratës në Tiranë.
Sipas PS, policia e shtetit ka ndaluar një automjet të pajisur me qendër zëri në zonën e Kombinatit në Tiranë. Njoftohet se përmes altoparlantëve, personat që ndodheshin në automjet po i bënin thirrje banorëve gjatë lëvizjes së tyre nëpër rrugët e zonës.
Policia e shtetit reagoi menjëherë duke thënë se makina është ndaluar dhe nuk është bllokuar, por ndaj saj eshte marre masa e ndalimit.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, drejtuesi i mjetit në fjalë nuk zotëronte patentë, dokument i nevojshem për drejtimin e mjetit.
Policia sqaroi gjithashtu se automjeti nuk ka qenë i pajisur me autorizimin e nevojshëm për të bërë njoftime publike.