Imami: Demonstrata e organizuar sot nga opozita dështoi tërësisht - Bota Sot
Imami: Demonstrata e organizuar sot nga opozita dështoi tërësisht

Shqipëria

Imami: Demonstrata e organizuar sot nga opozita dështoi tërësisht

Më: 21 janar 2011 Në ora: 23:50

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami tha se "demonstrata e organizuar sot nga opozita dështoi tërësisht pasi degjeneroi në përfshirje dhune por ajo qe u bë sot është edhe një krim politik, një atentat që do ta vuajmë në vitet në vazhdim". Duke theksuar se PS nuk ka kauzë, ministri nënvizoi se "demonstrata e sotme ishte një film që e kishte skenarin të lexuar". "Fakti që tre vrasje janë bërë jashtë syrit të medias, do të thotë që janë bërë aty ku nuk ka patur polici dhe ato janë improvizuar", cilësoi Imami. Gjithashtu ministri përgëzoi edhe punonjësit e policisë së shtetit për profesionalizmin dhe humanizmin që dëshmuan përballë protestuesve duke mbrojtur rendin kushtetues dhe institucionet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...