Tirana të nesërmen e demonstratës, qytetarët kërkojnë qetësi

Shqipëria

Tirana të nesërmen e demonstratës, qytetarët kërkojnë qetësi

Më: 22 janar 2011 Në ora: 14:00

Dita e sotme ka qenë e qetë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet. Shiritat me mbishkrimin “skena e krimit” mbajnë të rrethuar shijen e demonstratës së dhunshme të një dite më parë. Punonjëset e pastrim-gjelbërimit, prej orëve të para të mëngjesit kishin nisur të pastronin sa të mundnin pasojat e lëna nga anarshia që pasoi demonstratën e dhunshme.

Qyteti ka nisur ditën në normalitet, ndërsa nga brenda kryeministrisë dëgjoheshin zhurmat e punimeve për riparimin e dëmeve.

Gjithashtu dhe bizneset private të dëmtuara kishin nisur riparimin e dëmeve të shkaktuara.

Grupet hetimore të drejtuara nga prokurorët kryenin hetimet në vëndngjarje për të zbardhur plotësisht tre vrasjet e ndodhura mesin e protestuesve, por edhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të nxitësve të turmës dhe sulmeve ndaj policisë.

Pamja që demonstrata u ka ofruar dje dhe me pasojat e saja edhe nuk mund të lërë pa shkaktuar reagimin e banorëve të Tiranës.

Situata u vendos në kontroll që në mbrëmjen e djeshme, ndërsa të shoqëruarit si të dyshuar për pjesëmarrje në vandalizma shkojnë në rreth 150 persona.

Të shoqëruarit janë intervistuar nga oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurorët dhe pritej që në orët e pasdites të komunikoheshin masat e arrestit për të implikuarit.

>> Vdes protestuesi i katërt në Tiranë >> Komente (225)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat