Përcillet në banesën e fundit Hekuran Deda, i vrarë në demonstratë

Shqipëria

Përcillet në banesën e fundit Hekuran Deda, i vrarë në demonstratë

Më: 22 janar 2011 Në ora: 16:19

Hekuran Deda, njëri nga tre personat e vrarë me armë zjarri gjatë demonstratës së të premtes në Tiranë, është përcjellë sot në banesën e fundit.

Ceremonia mortore është mbajtur në periferi të Tiranës në banesën e të afërmve të qytetarit nga Dibra që humbi jetën pas incidenteve të dhunshme që shoqëruan demonstratën.

Gjatë funeralit të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të opozitës dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.

Mjekët e spitalit ushtarak, kanë thënë se shtetasi Hekuran Deda, si dhe dy viktimat tjuera të demonstratës, shtetasit Faik Myrto nga Fieri e Ziver Veizi nga Gjirokastra, janë qëlluar me armë të kalibrit të vogël në distancë të afërt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat