Mediet botërore pasqyruan demonstratën në Tiranë

Shqipëria

Mediet botërore pasqyruan demonstratën në Tiranë

Më: 22 janar 2011 Në ora: 16:36

Ngjarjet që ndodhën të premten në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë gjatë demonstratës së organizuar nga Partia Socialiste (PS), janë përcjellë dhe në faqet e internetit të medieve të ndryshme në botë, si CNN, Euronews, BBC, Associated Press,

Wall Street Journal Reuters, Corriere Della Sera. Në artikujt e tyre thuhet se demonstrata degjeneroi në dhunë, në momentin kur vetë protestuesit kanë gjuajtur ndaj policisë me gurë shkopinj bomba molotov e sende të tjera të forta.

Forcat e rendit që po ruanin godinat qeveritare shkruan Associated Press u detyruan të kundërpërgjigjeshin me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Sipas mediave ndërkombëtare në këtë demonstratë të dhunshme humbën jetën 3 civilë, u plagosën 30 të tjerë si dhe dhjetëra policë. CNN shkruan se këto janë ngjarjet më dramatike në vend në dhjetë vitet e fundit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat