Pse edhe në Zvicër nuk nënshkruhet petecionit kundër Dick Marty ?!

Diaspora

Pse edhe në Zvicër nuk nënshkruhet petecionit kundër Dick Marty ?!

Nga: Kushtrim MALIQI Më: 14 janar 2011 Në ora: 02:32

Siq dihet nga 25 janari nuk kanë mbetur edhe pak ditë kur Këshilli Evropian do të shqyrtoj raportin e senatorit zviceran Dick Marty, ndërsa petecioni për të kundërshtuar raportin e tij për Kosovën ka marrur jehonë të madhe sikur në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, Maqedoni madje edhe në Serbi (ne Preshevë, Bujanoc e Medvegjë..) i cili petecion po nënshkruhet me të madhe nga shqiptarët anë e kënd ballkanit. Në redaksinë tonë na kanë arritur letra të shumta dhe telefonta nga mërgimtarë e përfaqësues të komunitetit shqiptarë në Zvicër, duke pyetur se ku gjenden qendrat për nënshkrimin e këtij petecioni ne Zvicër ? Ne, në pamundesi t’i përgjigjemi pyetjeve dhe kërkesave të tyre, ata na pohuan se do t’i drejtohen ambasadës se Kosovës në Bernë. Injorimi i këtij petecioni gjikombëtar nga përfaqësuesit në Zvicer është i pakuptimtë. Pamvarësisht nga zhurma e disa përfaqësuesve të Kosoves ne Berne përmes mediave në Zvicer lidhur me raportin e Dick Marty duket e pakuptimte heshtja e tyre dhe mos organizimi i petecionit të Kosovës edhe në këtë vend, ku ndoshta do ta kishte më shumë efektin. Ne Zvicer, disa asociacione dhe perfaqesues te komuniteti shqiptare ku kan kohë e vullnete të mirë për hapjen e fondacioneve apo të kërkojmë para nga diaspora shqiptare dhe sot askush nuk është në gjendje të ndëramarë një iniciativë të tillë, heshtje kjo e cila s’ ka ndryshe si të kuptohet pos frikë apo justifikim I raportin e senatorit Dick Marty për Kosovën.

Sidoqftë, me hapjen e qendrave në Zvicër dhe perendim për t’ju kundërv raportit të perfaqesuesit të KE nuk do të ishte vetëm solidarizuese, por do të deshmohej edhe pafajësia duke ruajur keshtu imazhin e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi i cili imazh ka rënë dukshëm , sidomos tash se fundi pas rapritit te Dick Marty i cili akuzon liderë dhe UCK-në për implikimin e tyre ne "trafikun e organeve". Siq kanë njoftuar mediat tona që nga e mërkura e 5 janarit të këtij viti në Kosove, Shqiperi dhe viset tjera shqiptare ka filluar nënshkrimi i peticionit kundër Raportit të Dick Marty-t. Iniciativa për këtë peticion është marrë nga organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së. Peticioni me nënshkrime do t'i drejtohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në Kosove, në çdo qendër komunale, do të vendosen tavolinat e posaçme, ku të gjithë qytetaret do të kanë mundësinë që nëpërmjet nënshkrimit të tyre të kundërshtojnë këtë raport fyes për kombin shqiptar.

Por, deri me tani zyra, qendra dhe tavolina për nënshkrimin e këtij peticioni janë shtrirë jo vetëm në qendrat e Kosovës, por tashme edhe jashta saj si në Shqipëri, Maqedoni, ne Presheve, Bujanoc e Medvegje...por sot Kosova ka nevoje përpkrahje dhe mbështetje jo vetëm edhe nga dipasora shqiptare. Prandaj hapja e qendrave edhe në Zvicër dhe nisja e neshkrimit të këtij petecionit kundër raportit të përfaqësuesit të KE ruhet edhe imazhi Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithesi dhe do të ishte diçka e moralshme dhe kombëtare për zhillimet që po përjeton ditëve të fundit Kosova përballe propagandes duke u përpjekur te injoroj dhe nojllos rolin e UÇK-se, luftën e pastër për liri dhe pamvaresine e Kosoves.

Petecioni i qytetarëve nga Shiperia, Maqednia, Presheva...diaspora dhe vendet tjera në fund do t'i bashkangjitet petecioneve në Kosovë e gjetiu..ku më pastaj do t'i dorezohet Asamblese Parlamentare te Këshillit të Evropës me qellim qe te refuzoj te miratojë një raport të tillë që cenon rëndë imazhin tonë para botës demokratike, por edhe rolin e vetë Asamblesë Parlamentare. Sikur në Kosovë dhe jashta saj, populli shqiptarë, pra edhe në Zvicër ka qenë çdo herë në anën e drejtë, i kanë ndihmuar drejtësisë dhe kanë punuar për drejtësinë, te ne dhe në botë. Lufta e drejtë e UÇK-së, e mbështetur nga NATO-ja dhe bota demokratike, ka bërë që të triumfojë e drejta, liria dhe demokracia në Kosovë e në rajon, dhe këto përpjekje do të cilësohen përherë si vlera sublime për kombet e lira e demokratike të botës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat