Vriten shtatë policë në Birmani

Afrika

Vriten shtatë policë në Birmani

Më: 4 janar 2019 Në ora: 15:32
Birmani

Militantët budistë kanë vrarë shtatë policë në sulmet ndaj katër pikave të kontrollit në Birmani. Sulmi ndodhi pikërisht në ditën kur po shënohej përvjetori i pavarësisë së vendit. Rajoni perëndimor “Rakhine” po përballet kohëve të fundit me tensione dhe dhunë për shkak të luftimeve.

Luftimet po zhvillohet mes forcave qeveritare dhe grupit “Arakan”, të cilët po kërkojnë autonomi më të gjerë për rajonin budist “Rakhine”. Në këtë rajon ushtria e vendit kishte detyruar zhvendosjen e mijëra myslimanëve në vitin 2017. Përleshjet e fundit kanë bërë që 2500 civilë të zhvendosen nga shtëpitë e tyre, bazuar në të dhënat e Kombeve të Bashkuara.

Zëdhënësi i grupit “Arakan” i ka thënë një agjencie të lajmeve se forcat e tyre i kanë sulmuar katër pika policore dhe më vonë i kanë marrë trupat e shtatë policëve. Ky grup gjithashtu i ka zënë rob 12 anëtarë të forcave të sigurisë. Sipas zëdhënësit, ata nuk do të lëndohet, por do të trajtohen sipas ligjit ndërkombëtar.

Ushtria e Birmanisë kishte njoftuar muajin e kaluar për një armëpushim katërmujor në mënyrë që të mundësohet zhvillimi i bisedimeve për paqe. Vendi përballet me shumë grupe të armatosura që po kërkojnë autonomi etnike në disa rajone, shkkruan “Reuters”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat