Piratët afrikanë rrëmbejnë gjashtë persona - Bota Sot
Piratët afrikanë rrëmbejnë gjashtë persona

Afrika

Piratët afrikanë rrëmbejnë gjashtë persona

Më: 5 janar 2019 Në ora: 18:12

Piratët e kanë rrethuar një anije mallrash, duke rrëmbyer gjashtë persona të ekuipazhit në ujërat e Beninit, që ndodhet në Afrikën perëndimore. Lajmin e kanë bërë të ditur forcat detare të Beninit. Besohet që në anije ndodheshin 26 udhëtarë. Në mesin e tyre kishte rusë, ukrainasë dhe gjeorgjianë.

“Siç jemi informuar nga forcat detare të Beninit, një anije është rrëmbyer në ujërat territoriale të këtij shteti”, është cituar të ketë thënë një diplomat rus në këtë shtet nga agjencia shtetërore e lajmeve. “Në anije kanë qenë 26 persona, prej tyre 20 rusë, 4 ukrainasë dhe 2 gjeorgjianë”, ka thënë ky burim.

Kombësia e gjashtë personave të rrëmbyer ende nuk është vërtetuar, ndërsa anija është lejuar ta vazhdojë lundrimin dhe aktualisht ndodhet në ujërat e Nigerisë. Raportohet se anija është sulmuar nga shtatë deri nëntë piratë, të cilët kanë qenë të armatosur me armë të tipit “AK-47”, e njohur si Kallash Nikov.

Besohet se anija ka pasur flamur të Panamasë dhe është ndërtuar në vitin 1993. Ajo është nisur nga Togoja dhe destinacioni i saj ka qenë qyteti Lagos i Nigerisë, shkruan “Free Europe”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...