Sekuestrohet një sasi e madhe kokaine me vlerë 44 milionë euro - Bota Sot
Sekuestrohet një sasi e madhe kokaine me vlerë 44 milionë euro

Afrika

Sekuestrohet një sasi e madhe kokaine me vlerë 44 milionë euro

Më: 8 janar 2019 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Policia e Afrikës së Jugut njoftoi sot sekuestrimin e 706 kilogram kokaine me vlerë 44 milionë euro, të fshehur në hambarin e një anije kontejniere të nisur nga Brazili me destinacion Indinë.

‘’Droga ishte ndarë në 706 pako me 1 kilogram secila’’, sqaroi për median një zyrtar i lartë i njësisë së forcave speciale të policisë së Afrikës së Jugut, Godfrey Lebeya.

“Anija ishte nisur nga një port i Brazilit me destinacion Indinë, nëpërmjet Singaporit. Droga ishte e fshehur në hambarin e anijes të ngarkuar me mbi 3.000 kontejnierë, me pretekstin se askush nuk mund ta pikaste këtë sasi të paligjshme malli.

Policia kontrolloi anijen në portin e Ngqura (lindje), pranë Port Elizabeth pasi marrjes së informacioneve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...