Kandidati opozitar fiton zgjedhjet presidenciale në Kongo

Afrika

Kandidati opozitar fiton zgjedhjet presidenciale në Kongo

Më: 10 janar 2019 Në ora: 10:18
Disa persona duke festuar fitoren e Felix Tshisekedit.

Kandidati opozitar, Felix Tshisekedi ka fituar votën presidenciale në Republikën Demokratike të Kongos, ka njoftuar komisioni zgjedhor i këtij vendi.

Rezulati aktual e vendos atë përpara kandidatit rival të opozitës, Martin Fayulu, i cili e ka cilësuar këtë proces si mashtrues.

Edhe Franca ka ngritur dyshime lidhur me rezultatin final.

Në rast se konfirmohet, Tshisekedi do të jetë kandidati i parë nga opozita që do të fitojë presidencën prej kur është pavarësuar Republika Demokratike e Kongos.

“Sot jam i lumtur”, ka thënë Tshisekedi. “I lumtur për ju mbështetësit e mi. I lumtur për njerëzit e Kongos. Të gjithë janë duke festuar sepse këtu është paqe. Askush nuk e ka imagjinuar skenarin që një kandidat opozitar të fitojë”, ka shtuar ai.

Tshisedei, që ka fituar 38 për qind të votave, nuk është cilësuar kandidat potencial potencial për këtë proces zgjedhor.

Tani Kongoja përballet me një lider të ri, për të cilin nuk ka shumë njohuri meqë ai ka kaluar kohë të gjatë në Belgjikë.

Presidenti aktual, Joseph Kabila do të largohet nga pozita pas 18 vjetëve në këtë pozitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat