15 të vdekur nga një sulm në Nairobi - Bota Sot
15 të vdekur nga një sulm në Nairobi

Afrika

15 të vdekur nga një sulm në Nairobi

Më: 16 janar 2019 Në ora: 09:17
Nairobi

Të paktën 15 persona kanë vdekur në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, mas një sulmi nga militant të dyshuar në një hotel luksoz.

Ndërtesa, e cila gjendet në distriktin Westlands, është sulmuar të martën nga disa persona të armatosur.

Deri në orët e vona të mbrëmjes zyrtarët kanë thënë se rrethimi ka përfunduar mirëpo të shtënat me armë zjarri dhe shpërthime janë dëgjuar edhe gjatë ditës së mërkurës.

Grupi militant me bazë në Somali, al-Shabab ka thënë të ketë qenë mbrapa sulmit, transmeton KosovaPress.

E presidenti i Kenias Uhuru Kenyatta, tha se tashmë rrethimi ka përfunduar dhe se të gjithë sulmuesit janë ‘eliminuar’. Nuk dihet se sa sulmues ishin përfshirë në ngjarje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...