Njëri nga viktimat në Nairobi i kishte mbijetuar sulmit të 11 shtatorit

Afrika

Njëri nga viktimat në Nairobi i kishte mbijetuar sulmit të 11 shtatorit

Më: 17 janar 2019 Në ora: 09:38
Viktimat

Të paktën 21 persona kanë vdekur kur militantë të grupit al-Shabab sulmuan një hotel luksoz në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.

Njëri nga viktimat është personi  i cili i kishte mbijetuar sulmit të 11 shtatorit në SHBA. Në mesin e viktimave janë  edhe një adhurues i futbollit, përkatësisht ekipit Manchester United, dy shokë të pandashëm, një person i njohur për kanalin e tij në youtube dhe një punonjës i një organizate humanitare në Afrikë.

James Udor, siç kanë njoftuar miqtë e tij vdiq në ditën e ditëlindjes.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat