Zbulohen disa mumie në jug të Kajros - Bota Sot
Zbulohen disa mumie në jug të Kajros

Afrika

Zbulohen disa mumie në jug të Kajros

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 18:52
Mumie

Egjipti ka njoftuar sot se janë zbuluar disa dhoma mortore me një numër të madh mumiesh, në provincën e Minias, në jug të Kajros.

“Ky varr përkon me epokën e Ptolemeut, periudhat e hershme romake dhe Biznatine”, njoftoi Mostafa Waziri, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve.

“Varri përbëhet nga disa dhoma mortore që mbajnë një numër të madh mumiesh të gjinive dhe moshave të ndryshme, përfshirë edhe fëmijë”, sipas një përfaqësuesi të Ministrisë së Antikitetit.

“Të gjitha mumiet janë në kushte të mira konservimi dhe disa janë të mbështjella me lino, ose të dekoruara me motive popullore të pikturuara me dorë”, theksoi ai.

Egjipti ka rritur muajt e fundit njoftimet për një seri zbulimesh antike, me shpresën për të rigjallëruar industrinë e turizmit që ka rënë ndjeshëm, një burim i rëndësishëm për të ardhurat kombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...