Sierra Leone: Gjendje emergjence për të marrë masa kundër dhunës seksuale - Bota Sot
Sierra Leone: Gjendje emergjence për të marrë masa kundër dhunës seksuale

Afrika

Sierra Leone: Gjendje emergjence për të marrë masa kundër dhunës seksuale

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 17:09
Julius Maada Bio

Presidenti i Sierra Leones ka shpallur një emergjencë kombëtare, për shkak të përhapjes së gjerë të përdhunimeve dhe dhunës seksuale në vend.

Julius Maada Bio tha se gjithkush që gjendet fajtor për dhunë seksuale ndaj të miturve do të përballet me burgim të përjetshëm.

Një e treta e mbi 8 mijë rasteve të dhunës seksuale dhe për shkak të gjinisë, që njoftohet në Sierra Leone vitin e kaluar, ishte ndaj të miturve.

Numri i saktë mendohet të jetë edhe më i lartë, por në përgjithësi në vendin afrikano-perëndimor, është tabu të flasësh për kirimet seksuale.

"Ne si vend, duhet të ngrihemi dhe ta godasim këtë plagë të rëndë”, tha presidenti Bio kur shpalli emergjencën.

Ai tha se spitalet qeveritare do të ofrojnë trajtim mjekësor falas për viktimat e përdhunimit dhe abuzimit seksual. Përveç kësaj, zoti Bio tha se një divizion i veçantë për viktimat e përdhunimit dhe dhunës seksuale dhe një gjykatë e posaçme do të ngrihet për t’i trajtuar me shpejtësi këto raste./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...