Gjendja shenja të fosileve 2.1 miliardë vjeçare - Bota Sot
Gjendja shenja të fosileve 2.1 miliardë vjeçare

Afrika

Gjendja shenja të fosileve 2.1 miliardë vjeçare

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 13:53
Gjendja shenja të fosileve 2.1 miliardë vjeçare

Biologët kanë zbuluar 'thesarin' e lashtë në Bangombe të Gabonit. Bëhet fjalë për fosile 2.1 miliardë vjeçare të gjetura në një gurore.

Ndërsa mendohet të jenë dëshmitë më të hershme të një zhvillimi revolucionar në historinë e jetës në Tokë, të aftësisë së organizmave për të lëvizur vetë nga një vend në tjetrin.

Hulumtuesit i përshkruan fosilet si organizma të panjohur që lëviznin përmes baltës në kërkim të një ekosistem detar të qetë dhe të cekët.

Fosilet datojnë në një kohë kur Toka ishte e pasur me oksigjen dhe kushte të favorshme për zhvillimin e këtyre organizmave.

Fosilet e gjetura në Gabon janë afërsisht 1.5 miliard vite më të vjetra se sa dëshmia më e hershme e lëvizshmërisë së kafshëve në planetin tonë.

Identiteti i këtyre organizmave të lëvizshëm mbetet misterioz.

Por fosilet nuk janë organizmat vetëm. Mendohet se janë formuar nga lëndë organike, ndoshta fijet e mukozës të lëna nga organizmat që lëviznin nëpër baltë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...