Dhjetëra të arrestuar në protesta kundër mandatit të pestë për presidentin e Algjerisë

Afrika

Dhjetëra të arrestuar në protesta kundër mandatit të pestë për presidentin e Algjerisë

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 13:11
Foto Ilustrim

Forcat e sigurisë arrestuan 41 vetë gjatë protestave të zemëruara që tronditën kryeqytetin e Algjerisë kundër presidentit të sëmurë Abdelaziz Bouteflika duke kërkuar një mandat të pestë, thanë autoritetet të shtunën.

Policia shkarkoi gazlotjellës pasdite për të bllokuar një marshim proteste në pallatin presidencial, duke bërë që demonstruesit të reagonin me hedhjen e gurëve.

Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Kombëtare (DGSN) tha të shtunën se kishte arrestuar 41 persona për "çrregullime publike, vandalizëm, dëmtim të pronës, dhunë dhe sulme".

Megjithë arrestimet, protestat në të gjithë vendin u toleroan gjerësisht nga autoritetet, madje edhe në kryeqytet, ku demonstratat janë ndaluar rreptësisht që nga viti 2001, shkruan AFP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat