Nigeria sot zgjedh presidentin e ri

Afrika

Nigeria sot zgjedh presidentin e ri

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 13:50
Muhammadu Buhari, Atiku Abubakar

Nigerianët sot i janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet e përgjithshme të cilat u shtynë në minutën e fundit javën e kaluar.

Njeriu që po sfidon presidentin Muhammadu Buhari është ish-zëvendës presidenti, Atiku Abubakar.

Cilido prej kandidatëve që fiton ka një sërë sfidash me të cilat duhet të përballet, raporton BBC.

Korrupsioni, stagnimi i ekonomisë, kërcënimet e sigurisë, mungesa e energjisë, janë vetëm disa prej problemeve me të cilat ballafaqohet Nigeria.

Qendra e votimit janë hapur në orën 08:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 14:00 me orën lokale të Nigerisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat