Rrëzohet helikopteri, ministri në mesin e 7 viktimave - Bota Sot
Rrëzohet helikopteri, ministri në mesin e 7 viktimave

Afrika

Rrëzohet helikopteri, ministri në mesin e 7 viktimave

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 15:52
Nepal

Ministri i Turizmit në Nepal, Rabindra Adhikari, është konfirmuar si një prej 7 të vdekurve nga rrëzimi i një helikopteri këtë të mërkurë.

Helikopteri po udhëtonte nga distrikti lindor i Taplejung për në Terathum kur u rrëzua në një pyll pasdreken e së mërkurës. Media lokale raportoi se Rabindra Adhikari po inspektonte ndërtimin e një aeroporti në Taplejung.

Zëdhënësi i policisë Uttam Raj Subedi tha se helikopteri shpërtheu në flakë pas rrëzimit.   Rezidentët lokalë informuan policinë për flakët e mëdha në vendin e rrëzimit të helikopterit pak momente pasi mjeti fluturues u raportua i zhdukur.

Aksidente të tilla ajrore nuk janë të radha në Nepal. Kompanive ajrore me bazë në Nepal u ndalohet fluturimi në hapësirën ajrore të Bashkimit Europian si pasojë e mosplotësimit të kritereve të sigurisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...