20 mijë fëmijë punojnë si skllevër

Afrika

20 mijë fëmijë punojnë si skllevër

Më: 1 mars 2019 Në ora: 22:45
Fëmijët në Gana

Në liqenin artificial në Gana punojnë si skllevër rreth 20 mijë fëmijë. Për 250 dollarë, sa ç’është vlera e një lope në treg, këta fëmijë janë shitur nga vetë prindërit e tyre tek trafikantët e qenieve njerëzore. Me këto para prindërit duan të mbysin varfërinë ekstreme.

Një reportazh i CNN jep alarmin për kushtet tepër të këqija, në të cilat trafikantët e qenieve njerëzore i shfrytëzojnë për të peshkuar në liqenin artificial të Voltës.

Ky djalë është vetëm 8 vjeç por ka edhe më të vegjël se ai që punojnë këto. Çdo ditë zgjohen që sa lind dielli dhe hapin rrjetat e peshkimit. Jeta e tyre është në mëshirë të fatit, pasi janë të patrajnuar dhe në çdo moment rrezikojnë mbytjen në thellësi që arrijnë deri 75 metra, siç rrëfen edhe njëri prej trafikantëve.

“Nëse një prej tyre humb jetën gjatë punës në liqen, unë thjesht bisedoj me prindërit.  Të gjithë e marrim parasysh që puna në liqen është e rrezikshme dhe gjithçka mund të ndodhë.”

Shumë prej fëmijëve shprehen se do të donin të vazhdonin shkollën por e kanë të pamundur pasi janë të detyruar të punojnë këtu për të mbijetuar. Shumica prej tyre nuk do t’i shohin kurrë më prindërit e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat