Më shumë se 100 persona të plagosur në protestat në Algjeri

Afrika

Më shumë se 100 persona të plagosur në protestat në Algjeri

Më: 2 mars 2019 Në ora: 17:28
Foto

Një total prej 183 personash u plagosën gjatë protestave anembanë Algjerisë të premten kundër ofertës së Presidentit Abdelaziz Bouteflika për zgjedhje në një mandat të pestë, tha agjensia shtetërore e lajmeve APS të shtunën, duke cituar ministrinë e shëndetësisë, shkruan Reuters.

Një person vdiq nga një atak në zemër, thanë zyrtarët më parë.

Protestat ishin kryesisht paqësore, por përleshjet midis policisë dhe protestuesve shpërthyen të premten në afërsi të vendit presidencial në kryeqytetin së Algjerisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat